Meta: Kosovën e kam mik, por Veliaj fiton me mbi 80 mijë vota diferencë

Ai deklaroi se kandidatin e djathtë, z. Halim Kosova e Ka mik familjar, por Veliaj do të jetë fitues në këtë garë.
“Rezultat shumë i thellë. Nuk mund ta them sot, por pa dyshim do të jetë një rezultat mbi 80 mijë vota diferenca”,- thotë Meta, ndërsa në një moment të dytë shton: “Dktor Halimin e kemi mik, e duam shumë, jemi edhe miq familjarë, por në këtë rast miqësia është tjetër gjë dhe politika është tjetër gjë. Absolutisht që vota jonë është në drejtimin e duhur dhe është për zotin Veliaj”.
Ndër të tjera kryetari i Kuvendit Ilir Meta, u shpreh se kreu i Partisë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është pjesë e koalicionit të majtë. Pas afrimit të PDIU-së në koalicionin qeverisës, Dule u dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa vendin e tij e zuri Shpëtim Idrizi i PDIU-së. “PBDNJ mendoj se është brenda koalicionit. Shpresoj se zoti Dule ta rishikojë deklaratën e tij. Secili ka vendin e vet”,-deklaroi Meta.
Kreu i Kuvendit kritikoi ashpër qëndrimet e opozitës për çështjen e dekriminalizimit të Parlamentit, duke thënë se edhe vetë termi dekriminalizim është bërë qëllimisht nga pakica parlamentare për të dëmtuar imazhin e vendit. “Pjesë e përpjekjes banale të opozitës për të dëmtuar imazhin e vendit. Jemi gati të bashkëpunojmë me opozitës, por edhe këtu ka standarde të dyfishta. Kur i dënon gjykata kandidatët ajo thotë se i bën për arsye politike. Por hajde ta zgjidhim. Ata thonë që do të quajmë të dekriminalizuar ato që duam ne”,-tha Meta./Noa/