Mot me diell dhe i ngrohtë

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët përgjatë Luginës së Vardarit nga veriu.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 24 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm.Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 21 gradë Celsius.

Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Temperaturat e mëngjesit nesër do të jenë relativisht të ulëta për këtë periudhë të vitit, përderisa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale dhe do të lëviz prej 22 deri në 28 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button