Messi: Juventusi me eksperiencë, por do t’i mundim

Leo Messi ka preferuar të japë një intervistë të shkurtër për “Premium Sport” duke deklaruar: “Juventusi është një ekip i organizuar mirë dhe ka shumë lojtarë me eksperiencë, por do t’i mundim. Do të më vijë keq për mikun tim Tevez, por në të njëjtën kohë i uroj fat pasi edhe ai gëzon shanset e tij”.

“Pleshti” përmend faktin se Champions-i i mungon “dollapit” të trofeve të Barcelona-s, ndaj dhe “azulgranat” do të japin maksimumin për t’u shpallur “mbret” të Evropës.

“Është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë, por besoj se ekipi që zotëron më shumë potencial, mund të bëjë diferencën. Dua të përmend faktin që Juventus-i ka shumë talente, por ne kemi më shumë eksperiencë dhe mendoj se me lojtarët aktualë, do të mund të dominojmë lehtë mbi kundërshtarin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button