Me 12 qershor merret vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Shqiptaria dhe tifozët e saj duhet të presin edhe 15 ditë për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit të shkuar Serbi-Shqipëri.

Ky është vendimi i fundit që kanë marrë gjykatësit e KAS-it, të cilët e kanë spostuar dhënien e vendimit përfundimtar nga 29 maj që ishte planifikuar, në datën 12 qershor, pikërisht 1 ditë para ndeshjes miqësore Shqipëri-Francë.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga KAS 3 pikët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë, 3 pikë që u mohuan nga Komisioni i Disiplinës dhe i Apelit në UEFA.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button