A përçon mesazh negativ kënga e re e Florit? Ja çka thotë vet Flori (Video)

Këngëtari Flori Mumajesi është përkujdesur që sërish të çojë shumë pluhur me këngën e tij të re të lansuar “Nallane”.

Një këngë e realizuar bukur në instrumental nga Flori Mumajesi në studion e ThreeDots, ka ngërthyer një tekst mjaft kontravers.

Të gjitha mediat kanë raportuar se kënga është një “diss” dedikuar ndaj dikujt, por vet Flori ende nuk ka dalë për t’u prononcuar rreth kësaj çështje.

Nga ana tjetër pjesa tekstuale “Ta du shumë mamin” sipas Gazetës Tribuna dhe Indeksonline po konsiderohet si një “fyerje” e këngëtarit.

Sipas gazetave në fjalë këngëtari ka përçuar mesazh negativ dhe është fakt i papranueshëm ky sepse vetëm para një muaji e gjysmë ai ishte pjesë e asaj që tash po konsiderohet himn i kombëtares “Kuq e Zi Je Ti”.

Por, vet Flori e mohon këtë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Flori Mumajesi ka ironizuar me akuzat për atë se ai ka përçuar mesazh negativ.

“dikush e kapi grepin ???
pash zotin po ne e kemi tradit qe pasi femija meson fjalen mami pastaj i mesojme nje fjale tjeter dhe shume te tjera te ngjashme me mam pa mam. pastaj pas pubertetit te japin uje ne bisht te luges sot dhe pa egzistuar kenga ime…megjithate po pati ngel tek une edukata e femijve tuaj, terhiqem nga muzika , vetem me nje kusht? te futem ne parlament se aty ka liri fjale dhe mendimi. (sic.)”, ka shkruar Flori nw Facebook.

Si do që të jetë, Flori duket pak i brengosur për këto polemika që ai ka ngritur, teksa kënga ka arritur në 150 mijë klikime brenda 24 orëve./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button