Cameron paralajmëron daljen nga BE-ja

Gjatë “blic”-it të tij diplomatik nëpër disa vende të BE-së, kryeministri britanik David Cameron do të paralajmërojë udhëheqësit evropianë se, Britania do të largohet nga blloku, nëse ata nuk bien dakord për bërje reformash të thella institucionale.

Edhe pse në qarqet diplomatike britanike ekziston besimi për reforma të qenësishme përpara mbajtjes së refendumit, ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond, tha për BBC-në se, nuk e përjashtonte refendumin, edhe nëse shkonin mirë bisedimet, sidomos për rregulla më të ashpra për të penguar emigrantët të marrin ndihma sociale, garanci më të mëdha për qendrën financire të Londrës, “City of London”, në rast të një integrimi më të ngushtë të Eurozonës, apo përjashtimin nga Britania të përpjekjeve të BE-së për një bllok më të bashkuar.

Në ofensivën e tij diplomatike, shefi i qeverisë britanike do të takojë homologët e tij; holandezin, francezin, polaken dhe gjermanen.

Qeveria britanike kërkon që britanikëve t’u parashtrohet pyetja: “A duhet Britania e Madhe të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian?”. Gjasat janë që referendumi të mbahet verën e ardhshme, pasi 2017-a është vit elektoral në Francë dhe Gjermani. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button