795 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

Nëse udhëheqja globale kërkon që ta realizojë objektivin e saj në luftën kundër urisë brenda vitit 2030, Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron qeveritë dhe donatorët e vendeve në zhvillim duhet të dhurojnë më shumë fonde apo të hartojnë skema sociale në ndihmë të kësaj shtrese.

Pabarazia ekonomike është arsyeja kryesore përse 795 milionë njerëz në botë nuk kanë mjaftueshëm për t’u ushqyer, thuhet në raportin e hartuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas ekspertëve, zgjerimi i skemave të mbrojtjes sociale është edhe çelësi që lufton kequshqyerjen.

Rreth 150 milionë njerëz kanë rënë pre e varfërisë ekstreme për shkak të mungesës së paketave sociale. E ndërsa afërsisht për një masë 80% të popullsisë botërore mungon qasja me sigurime shoqërore. Ata punojnë në të zezë, duke rritur kështu edhe punën informale, në  129 vende në zhvillim.

Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje këtyre vendeve të jenë më të përkushtuar në mbrojtjen e shtresave të varfra, të cilët janë më të shumtë në zonat rurale, si edhe shtyjnë autoritetet e tyre të verifikojnë sa të punësuar janë të padeklaruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button