Alcatel Onetouch Idol 3…një smarphone jo si gjithë tjerët (FOTO)

Idol 3  nga Alcatel onetouch ofron një ekran të shndritshëm dhe të gjallë; folës të shkëlqyer, bateri që zgjat gjatë dhe të gjitha këto me një çmim mjaft të leverdishëm. Alcatel ka përfshirë edhe një risi shumë interesante që është mundësia për të përdorur telefonin me kokë poshtë.

Dizajni

Pjesa e përparme e Idol 3 ka dy folës që janë pjesë e “sistemit” audio JBL të përfshira në dizajn. Volumi është i lartë dhe tingujt janë shumë të qartë. Në afërsi të cepave të lëmuar do të gjeni butonat e ndezjes dhe të volumit ashtu si dhe folenë për kartën tuaj SIM ose mikro SD. Në cepin e sipërm majtas, do të gjeni një kamera 13 megapixel dhe një blic LED.
IDOL 3_Premium Photo_Music
Ekrani

Idol 3 ka një ekran 5.5-inç, panel 1080p IPS i cili paraqet një dukshmëri shumë të qartë të figurës edhe nën dritën e diellit të pasdites. Ngjyrat janë të freskëta dhe të qarta dhe këndet e shikimit janë të përsosur. Paraqitja fantastike e figurës mundësohet nga “Technicolor Color Enhance”.

Specifikimet dhe performanca

GPS i Idol 3 aktivizohet shpejt dhe WiFi është i fortë dhe ka një shtrirje të gjere. Bluetooth ka një gamë shtrirje të pranueshme (mbi 9 metra) dhe qëndron i lidhur me pajisje të cilat punojnë me energji të ulët, duke patur pak ndikim në bateri. Ndërfaqja e përdoruesit të Idol 3 rrotullohet plotësisht (ju ktheni telefonin me kokë-poshtë dhe ndërfaqja rrotullohet pas mënyrës sipas të cilës mbani telefonin). Idol 3 ka gjithashtu edhe komanda smart, si për shembull, të prekni dy herë ekranin për ta zhbllokuar, ose thjesht duke përmbysur telefonin mund të vini në heshtje thirrjet hyrëse ose alarmet.

IDOL-3-PREMIUM_ColorRange

Kamera

Kamera e Idol 3 është fantastike. Të gjitha karakteristikat që ju dëshironi – HDR, teknikë xhirimi e ngadalësuar, përdorimi manual dhe çdo gjë tjetër janë të përfshira. Ndërfaqja e përdoruesit është e pastër dhe e lehtë për të lundruar në të.

IDOL-3-PressPack_Music-UI-update

 

 

Bateria

Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se jetëgjatësia e baterisë në përvojën e përdoruesit?! Brenda gjendet një bateri 2910 mAh që mundëson një performancë të kënaqshme për gjatë gjithë ditës. Bateria 2910mAh e palëvizshme e Idol 3 mundëson një kohëzgjatje prej 8 orësh, duke mos u shqetësuar as për një rrjet 4G LTE.

Përgatiti: Albin Dashi, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button