Stoltenberg: Rusia riktheu konfliktin në Evropë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Rusia, me aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e vazhdueshëm të Ukrainës, ka rikthyer konfliktin e armatosur në Evropë. Ky konflikt, ka thënë ai, ka kushtuar mbi 6,000 jetë njerëzish.

“Rusia ka përgjegjësi të veçantë. Ajo mbështet separatistët në lindje të Ukrainës me trajnime, armë dhe forca. Po ashtu mban një numër të madh trupash në kufi me Ukrainën”, ka thënë Stoltenberg në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Ai po ashtu ka thënë se mbështet plotësisht përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës për të gjetur një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button