Microsoft Cortana vjen në iOS dhe Android

Asistenti digjital i Microsoft, Cortana do të vijë së shpejti edhe në iOS dhe në Android gjatë kohës kur do të bëhet lansimi i Windows 10.

Me këtë hap, Microsoft synon të rivalizojë me aplikacionet e ngjashme rivale siç janë Siri dhe Google Now.

Cortana në platformat rivale është pjesë e përpjekjeve të krijuesit të softuerit për të konkurruar më mirë në arenën mobile me kompanitë dhe platformat kryesore si Apple dhe Google, të cilat janë më popullore sesa vetë platforma mobile e Microsoft.

Cortana do të lëshohet në telefonat tjerë dhe platformat tjera mobile si aplikacion i veçantë që do të punojë në përputhje me aplikacionin tjetër në kompjuterin tuaj personal të quajtur “Phone Companion”.

Përhapja e Cortana është pjesë e strategjisë së re të Microsoft dhe drejtorit të saj Satya Nadella për përqëndrim në pajisjet mobile dhe përfshirje në të gjitha pajisjet. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button