Çifti që u bë milioner duke shitur sheqerka të akullta (VIDEO)

Kush do ta mendonte se investimi i 20 pesove në akull do të ju shndërronte në një milioner? Kjo histori e jetës së një çifti do të ju inspirojë për të punuar shumë në mënyrë që të arrini sukses, shkruan Trendingnewsportal.

Kjo është një histori mahnitëse e çiftit Rudolfo dhe Rosiell de Leon nga qyteti Antipolo, Filipine.

Në moshën 17 vjeçare, Rosiell ishte shtatzëne, derisa të dy ishin në kolegj atë kohë. Si një baba, Rudolfo bëri gjithçka për t’i përmbushur nevojat e fëmijës së ardhshëm, duke punuar punë të ndryshme gjatë asaj kohe. Por gjithçka u keqësua kur ai humbi punën në vitin 2011. Të gjitha kursimet ishin tashmë të harxhuara dhe u kishin mbetur vetëm 20 peso.

Çifti mendoi të bënte sheqerka të akullta duke i përdorur ato 20 peso si investim, por kuptuan se kjo nuk do të funksiononte. Prandaj i shfrytëzuan ato 20 peso për të blerë plastikë. E atë plastikë e shfrytëzuan për të filluar një biznis akulli. Pasi shitën akull, ata fituan 300 peso dhe atëherë filluan biznesin e tyre të sheqerkave të akullta.
Fqinjët e pëlqyen shijen e sheqerkës së akulltë andaj çifti vazhdoi të shiste. Derisa një ditë, ata i ofruan një miku t’i shiste sheqerkat e akullta, pas biznisit të tij me peshq. Ai e pranoi ofertën dhe ua kthente 5,000 peso çdo javë. Për ta zmadhuar biznesin, ata provuan t’ua ofronin edhe dyqaneve të afërta. Ashtuqë disa prej tyre pranuan t’ua shisnin sheqerkat e akullta, disa të tjera jo. Por ato nuk u ndalën për faktin që kishin fëmijë për të rritur.

Pas 4 vitesh duke shitur sheqerkat e akullta, nga profiti fillestar prej 500 peso në ditë, tashmë fitonin 15,000 peso ne ditë dhe gjithsej 450,000 peso në muaj.

Kështu ata ishin në gjendje të blejnë dy vetura ndërsa fëmijët po i shkollojnë në shkolla private.

Lajme të ngjashme

Back to top button