Turqi, zgjedhjet mbahen më 7 qershor

7 qershori është dita kur qytetarët turq do të mund të votojnë në zgjedhjet e parlamentare që mbahen këtë vit.

Edhe pse partia e presidentit Erdogan vazhdon të gëzojë mjaft mbështetje në popull, koalicioni i ri pro-kurd, Partia Demokratike e Popullit (HDP), që po tërheq përkrahjen e ateistëve, liberalëve dhe aktivistëve të majtë, mund t’i prishë planet partisë në pushtet.

Mediat turke shkruajnë se zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit në Turqi konsiderohen edhe si test për Rexhep Tajip Erdogan, a do të mund ta mbajë pushtetin që e ka gëzuar deri më tani: tre herë kryeministër dhe aktualisht president i vendit.

Deri më tani gjatë fushatës janë regjistruar disa incidente./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button