Shkrihet akulli, buzëqeshje dhe batuta mes Ramës e Vuçiq (Foto)

Forumi ekonomik i Vjenës i mbajtur në Tiranë ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mjaft të çtensionuara mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, marrëdhënie e cila u duk se ishte e fortë edhe gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare që kreu i qeverisë serbe pati në Tiranë, e para e një kryeministri serb në vendin tonë.

Këtë të enjte, dy krerët e qeverive i kanë lejuar vetes edhe të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të forumit ekonomik ku të pranishëm ishim kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E dija që Edi Rama do ta kalonte kohë e lejuar, e bën gjithmonë këtë”, tha Vuçiç duke iu referuar faktit që kryeministri shqiptar foli pa më shumë se koha e përcaktuar për të pranishmit.

Batuta ka vijuar edhe në përfundim të fjalës së tij.

“Besoj se nuk fola shumë. 8 minuta kam folur”, tha Vuçiç

Vetëm disa muaj më parë, takimi i Ramës dhe Vuçiç në Beograd ishte mjaft i tensionuar , ky kryeministri shqiptar i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës. / Shqiptarja.com

batuta mes Ramës e Vuçiq 2

batuta mes Ramës e Vuçiq 1

batuta mes Ramës e Vuçiq 3

Lajme të ngjashme

Back to top button