fbpx

Gostivar, vendosen shtyllat dhe trotuari në një lagje të Banjicës së Poshtme

Është ndërtuar trotuar dhe janë vendosur shtylla nga Lagja e Fazenarisë deri në vendin e quajtur kodra e Banjicës në Banjicë të Poshtme të Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga banorët e Banjicës, promovuan punët e bëra në këtë vendbanim.

“Jemi duke kryer punë dhe projekte të nevojshme dhe të dobishme për qytetarët e Gostivarit. Ishte një kërkesë e kamotshme e banorëve të Banjicës së Poshtme për ndërtimin e një trotuari që lidh këtë vendbanim me Lagjen e Fazenarisë, për një lëvizje më të lirshme dhe me të sigurt për gjithë qytetarët që lëvizin në këmbë sidomos fëmijët që ndjekin mësim nëpër shkollat ndryshme. Përveç rregullimit të trotuarit me sipërfaqe mbi 300 metra katror, kemi bërë edhe ndriçimin publik të rrugës ku janë vendosur dhjetë shtylla. Vlera e investimit është 10 mbi mijë euro. Kjo pjesë tashmë është e kompletuar”, theksoi kryetari Bejta.

Javën e kaluar në Banjicë filluan punët për ndërtimin e kanalizimit për ujërat të zeza financuar me mjete të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”.

Lajme të ngjashme

Back to top button