Komuna e Sarajit ndan 400 mijë denarë për “Lagjen e Trimave”

Këshilli Komunal i Sarajit unanimisht mbështeti propozimin e Kryetarit të Komunës Bekim Muratit për ndarjen e mjeteve financiare për Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Sipas vendimit Komuna e sarajit me një vlerë prej 400 mijë denarë, do të solidarizohet me banorët e kësaj lagje.

Mjetet e ndara nga buxheti komunal do t’ju dedikohen familjeve në nevojë të qytetarëve kumanovarë që pësuan nga aksioni policor, me çka sado pak do të kontribuohet në riparimin e shtëpive apo akomodimin e familjeve që kanë aq shumë nevojë që institucionet shtetërore të jenë pranë tyre.

Mjetet e destinuara për këtë qëllim shprehin solidaritetin e qytetarëve të Sarajit për qytetarët e goditur nga ngjarjet në Kumanovë ku të njëjtët pësuan dëme të konsiderueshme për sa I përket pasurisë dhe pronës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button