Mehmeti: Komision i përbashkët Maqedoni-Kosovë për Kumanovën

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan është kundërpërgjigjur mbi disa kualifikime të rënda që ishin shfaqur në adresë të drejtuesve të BDI-së, nga disa opinionistë e analistë.

“Për fat të keq është fakti se sot në shoqëritë tona, për të mirë janë shumë të demokratizuara, pra është kirjuar një hapësirë që shpeshherë dhe po keqpërdoret nga opinionbërësit, analistët bëhen kualifikime të rënda, shpallen tradhtarë, Rahman Morina apo formulime tjera të rënda”, ka thënë Mehmeti.

Lidhur me ngjarjet e Kumanovës, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka thënë se këtë më së miri do dinë ta tregojnë ata që për fat të keq gjenden në arrest në Maqedoni. Sipas, Mehmetit, e mira është është se nuk duhet të bëhen keqpërodrime, “nuk ka viktima në civil, nuk ka djem të ri të vrarë”.

Po lajmi se të dorëzuarit janë vrarë pas dorëzimit?

“Kjo është edhe një arsye tjetër, ndërsa ky është edhe argument sepse Kosova dhe Maqedonia bashërisht duhet të formojnë një Komision të përbashkët hetues dhe të hetojnë ngjarjen”, ka thënë në “Opinion” në Tv Klan. “Për mua si deputete nënshkruese e propozim- Rezolutës për njohjen e Kosovës dhe votuese e Rezolutës nuk është e lehtë të eskspzohemi si shqiptarë në një lloj trajtimi publik në javët e shkuara. Incidenti se nuk ka pasur konflikt, rrezikon të rënojë raportet e ndërtuara mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe nuk i shërben këtij interesi”, ka thënë Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button