fbpx

Recension: Kampistët: Kush për çka ka ardhur para Kuvendit dhe Qeverisë

Ky tekst spinon prej fillimit deri në fund. Me këtë rast e nënçmon protestën e kampistëve në llogari të tjetrit. Poashtu, në asnjë fjali nuk ka dëshmi për atë që e pohon. Domethënë nuk ka burim, nuk ka objektivitet, e materiali është publikuar në një medie që deklarohet se është profesionale. Që të jetë e tillë, megjithatë, duhet t’i ketë të gjitha standardet e njohura gazetareske të pranuara nga elita botërore e gazetarisë.

kamperiLinku deri te artikulli origjinal: Kampistët: Kush për çka ka ardhur para Kuvendit dhe Qeverisë

Data e publikimit: 21.05.2015, 5:08

Data e recensionit: 22.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PROPAGANDË

“Para Qeverisë, në mesin e të pranishmëve, numri më i madh janë punëtorë administrativë nga Strumica dhe Qendra. Edhe pse të paguar nga qytetarët ata në vend se në zyrë, janë shtrirë nën ndonjërën na hijet e rënda para Qeverisë.”

Kështu fillon teksti dhe menjëherë ka të pavërtetë ose, së paku, ajo që është thënë nuk mund të dëshmohet. Që ky pohim të jetë relevant, duhet pasur ndonjë fakt. Për shembull, ndonjë dokument se ata njerëz me të vërtetë punojnë në administratat e atyre komunave. Kjo mund të verifikohet lehtë. Ose këtë informatë kanë mundur ta verifikojnë nëpërmjet zëdhënësve të komunave. Ose, në fund të fundit, kanë mundur të marrin deklaratë nga njerëzit për të cilët mendojnë se janë punëtorë administrativë që ta dëshmojnë tezën e tyre. Nëse mendojnë se disa njerëz, siç është drejtori i “Parkingjeve të komunës Qendër”, zëdhënësi i komunës dhe të ngjashëm, atëherë as kjo nuk është e vërtetë. Ata edhe vetë e konfirmojnë publikisht se vijnë në kamp në mbrëmje, domethënë pas orarit të punës. E pas, orarit të punës, secili mund ta kalojë kohën ashtu siç mendon dhe siç dëshiron. Ata duan që të jenë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Dhe jo vetëm ata, por dhjetëra njerëz të tjerë në mbrëmje mblidhen në atë kamp, kështu që nuk është e qartë se pse kjo është kontestuese.

 

PROBLEM ME VËRTETËSINË

“Së bashku me ta të pranishëm janë edhe aktivistë të njohur të komunitetit LGBT dhe persona të cilët janë të njohur për opinionin maqedonas me sjelljen e tyre të dhunshme. Në protesta mund të vërehet shumë alkool dhe argëtim deri në orët e mëngjesit.”

Edhe ky paragraf ka problem me vërtetësinë. Ndoshta është e vërtetë se aktivistë të komunitetit LGBT janë kampistë patra Qeverisë. Mirëpo, pse të jetë kjo problem? Njerëzit janë të barabartë pa marrë parasysh bindjet e tyre dhe kjo është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Pse kjo do t’i pengonte këtij artikulli? Për ndonjë qëllim? Përndryshe, prej larg shihet qëllimi që arrihet me këtë paragraf. E ai është të nënçmohet kampi. Për pjesën tjetër të paragrafit se ka pasur njerëz të dhunshëm, poashtu, nuk mund të konstatohet vërtetësia. Si verifikohet kjo? Me dokumenta nga gjykata ose nga MPB-ja. Kjo në tekst mungon.

Nëse teksti ka dashur të jetë objektiv, ka harruar një gjë. Ta vizitojë edhe kundër-kampin. Dhe së paku të krahasohen. Cilët njerëz janë atje, e cilët këtu. Kështu, njëra palë sulmohet në llogari të lartësimit të të tjerëve. Kjo është gazetari joprofesionale.

Teksti ka për qëllim vetëm të nënçmojë. Dhe këtë e bën në mënyrë shumë mizore. Prandaj edhe i gjithë teksti është i tillë. Joprofesional dhe jomoral.

Lajme të ngjashme

Back to top button