Bursa për nxënës të talentuar në sport

Ministria e Arsimit dhe Shkëncës (MASH), ka shpallur konkurs për ndarje të 150 bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe private të vendit të cilët posedojnë talent në sferën e sportit.

‘Të drejtë burse kanë kandidatët të cilët mësojnë nëpër shkollat e mesme publike dhe private të vendit dhe që janë nxënës të rregullt. 

Kandidatët duhet të kenë fituar vendin e parë apo të dytë nëpër gara sportive në nivel republikan si dhe federata sportive.

Suksesi apo nota mesatare e tyre duhet të jetë së paku 4.00 në arsimimin e deritanishëm. 

Të mos e kenë përsëritur asnjë vit shkollor, të mos jenë shfrytëzues të burasve nga institucione apo firma tjera dhe të jenë shtetas të Maqedonisë’ thonë nga MASH.

Kandidatët të cilët duan të konkurojnë nevojitet që më së voni deri më datën 13.11.2013, çdo ditë pune nga ora 9 deri më orën 15 ti dërgojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkëncës.

Më shumë informacione të marrin në stipendii.mon.gov.mk

Rezultatet e kandidatëve fitues do të shpallen më 29 nëntor 2013./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button