Sot ndahen bonot për tablet falas për studentët

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski dhe dekani i Fakultetit Matematiko-Natyror, Icko Gjorgoski, sot do t’i ndajnë bonot për blerjen e tablet kompjuterëve me tastierë të jashtme.

Gjithsej 4.570 studentë do të marrin tabletë  falas në suaza të Projektit qeveritar për ndarjen e bonove me vlerë – bono për blerjen e tablet kompjuterëve me tastierë të jashtme për nevojat e studentëve të rregullt dhe studentëve të evidentuar si persona me nevoja të posaçme.

Nga 7.290 aplikimet e arritura, 1.938 janë refuzuar, ndërsa 728 në mënyrë shtesë do të kontrollohen. Më shumë bono janë ndarë në UCIM të Shkupit dhe Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev” më pak në atë të Ohrit.

Tablet kompjuterët janë dedikuar për studentët e rregullt nga viti i tretë dhe i katërt dhe për studentët e evidentuar si persona me nevoja të posaçme nga cilido vit në vitin mësimor 2014/215, në institucionet e arsimit sipëror në Maqedoni, ndërsa të cilët vijnë nga familje me bruto të ardhura  jo më të mëdha se 32.741 denarë.

Bonot janë në vlerë prej 8.000 denarësh, ndërsa tablet kompjuterët studentët mund t’i marrin brenda 25 qershorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button