AUTOGOLI I RADHES I EULEX-it

Misioni evropian EULEX, sot bëri edhe skandalin e radhës duke dëshmuar jo-profesionalizëm në gjykimin e rasteve të ndjeshme e për të cilat ishte zotuar se do ta kryente në mënyrën me profesionale të mundshme. Ai madje u tregua aq jo-profesional saqë vërtetoje të gjitha akuzat vendore e ndërkombëtare në drejtim të tij, si një mision i dështuar dhe tërësisht i ndikuar nga politika. Gjykimi i grupi të Drenicës dhe dhënia e një vendimi skandaloz, e të pa mbështetur në fakte, dhe me e keqja duke u mbështetur në ligjet ish-jugosllave, tregon për deficitin juridik të këtij misioni në Kosovë të paguar me taksat e qytetareve evropian e që qellim madhor e kishte ndihmën për shtetin e ri në fushën sundimin e ligjit. Megjithatë për qytetarët tone dhe për vet shtetet partnere evropiane, skandalet në EULEX janë vetëm një vazhdimësi e dështimeve të mëdha të një misioni të cilën pretendonte të promovonte vlera evropiane duke jetuar me terminologjinë “Peshqit e mëdhenje”, e në fakt numri i gjykimeve ishte aq minimal dhe aq joprofesional sa rrënoj komplet imazhin e këtij misioni.

Autogoli që i dha EULEX-i vetës në rastin “Drenica”, është edhe goditja e fundit e këtij misioni të politizuar e cila siç duket kishte qëllim gjykimin e luftës së drejtë të UÇK-së, për ta paraqitur si mbulese para Brukselit se gjoja kjo ishte arsyeja se përse ky mision nuk kishte mundur të gjykonte raste të tjera, madje për ta shtuar edhe numerikisht e kishte ndare rastin në dy pjesë .

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë me raste të inskenuar, dëshmitar të rrejshëm dhe më kontradikta të mëdha  gjyqësore ku maratona e gjykimeve është me vite, po dëshmohet edhe njëherë se ky mision përveç se është i korruptuar dhe me dëshmi të rrejshme si në rastin Limaj e të tjerë, është edhe jashtë suazave normale të promovimit të vlerave evropiane dhe po dëmton rënde imazhin e Bashkimit Evropian. Misioni i cili po i kushton miliarda euro Brukselit, ka edhe faqen tjetër të medaljes, atë të mosfunksionimit normal të politikave të përbashkëta të 28 shteteve anëtare karshi misioneve të tyre , të cilët nga mos koordinimi i politikave po marrin vendime në bazë të preferencave të shteteve nga vijnë gjyqtaret dhe ku disa prej tyre ende janë nga shtetet jo-mike të Kosovës.

Në anën tjetër drejtësia e dështuar në Kosovë duhet të kërkon mobilizim të madh dhe të binde edhe partneret ndërkombëtare, se gjykimi i rasteve të ndjeshme nuk mund të behet nga Brukseli as me misione e as me gjykata speciale por duhet investuar në garancinë gjyqësore të Republikës së Kosovës qe ti zgjidhin këto probleme të ngritura, duke bërë presion të vazhdueshëm tek ata.

Rrënimi i asaj pak drejtësie në Kosovë nga EULEX-i mund të jetë drasim i rrugës së Gjykatës Speciale e cila do ta rrënojë të tërën, dhe lufta e drejtë e UÇK-së, investimi ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, dhe gjithë ajo fushat për mbrojtjen e popullatës civile do quhen të gabuara nga konspiracionit e lindura me pas. Amnistia për shtetin i cili kreu Gjenocid në Ballkan, Serbinë, nuk do të kontribuojë për qetësi në këtë pjesë të Evropës, andaj që nga nesër Brukseli duhet të mendojë për ridizajnim të qëndrimeve të tyre sa i përket periudhës së luftës në Kosovë.

Petrit Gashi – Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së

Lajme të ngjashme

Back to top button