Jugohromi shpallet i falimentuar

Sot në Drejtorinë e të hyrave publike të Republikës së Maqedonisë është vërejtur ndryshim i statutit të Shoqatës për prodhimtari, tregëti dhe shërbime Jugorhom Feroalojs DOOEL Jegunovce – si e falimentuar.

“Jugohromi” është e vetmja fabrikë që fitoi një zgjatje dy-vjeçare të afatit për marrjen e lejes së integruar mjedisore, vetëm nën kushtin – të përgjysmojë prodhimin dhe ta ulën në 60 për qind ndotjen e ajrit. E reja e fundit në lidhje me këtë çështje është nga marsi i vitit 2015, kur kryesia e Jugohromit njoftoi se instalimi i filtrave në oxhaqet do të fillojë.

Viteve të fundit banorët e rajonit të Pollogut kanë shprehur revoltën e tyre, sidomos tetovarët për ndotjen masive që kjo fabrikë ia bën këtij regjioni. U organizuan disa protesta si dhe u dërguan letra e shkresa deri te qeveritarët të reagojnë pasi që është rritur numri i të sëmurëve në Tetovë dhe dyshohet që ajri i ndotur ka kontribuuar shumë në këtë gjendje.

Lajme të ngjashme

Back to top button