Keira Knightley bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, muzikanti James Righton, janë bërë prindër me fëmijën e tyre të parë, konfirmon People.

Edhe pse lajmet për shtatzëninë e saj u përhapën që në dhjetor, mamaja e ardhshme, 30 vjeç, mbajti sekretin deri sa barku foli vetë në stinën e ndarjes së çmimeve të mëdha për kinemanë amerikane.

Pasi u shfaq disa herë me fustane që e fshihnin barkun, Knightley, që më vonë thoshte me shaka që i ishte zhdukur beli, e pranoi shtatzëninë duke ecur mbi tapetin e kuq të Golden Globes në janar.

“Për fat, unë nuk kam buzëkuq me vete. Kam vetëm fruta të thata. Është mrekulli të jesh shtatzënë. Kjo praktikisht është një çantë ushqimesh”, ka thënë ajo në emisionin Entertainment Tonight duke folur për kuletën që kishte me vete.

Keira ka thënë gjatë emisionit të Ellen DeGeneres që mendimi që do lindte djalë e trembte pak.

“Dikush më tha dje, që problemi me djemtë është, që kur i ndërron pelenat, mund të lagesh në fytyrë”, tha ajo në një dalje në publik në shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button