Promovohet udhëzuesi për mendimin e gabimeve logjike

OJQ Infoqendra në Bashkpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur Maqedoni promovuan librin e titulluar: ”Udhëzues për mendimin e gabimeve logjike”, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të ekzistimit të OJQ-së.

Autor të librit janë Riçard Poll dhe Linda Elder, nga Fondacioni amerikan për mendim kritik, i cili e ndihmoi përkthimin dhe botimin në gjuhën maqedonase.

Ky libër është i dedikuar pikërisht për mbrojtjen tonë qytetare dhe të na ndihmojë në njohjen dhe zbardhjen e propagandave dhe manipulimet që për çdo dit na ndodhin dhe mundohen të na verbërojnë, thonë organizatorët.

Promotor i udhëzuesit është gazetari Sasho Ordanovski, ndërsa në promovim fjalim të tyre mbajtën edhe Vlladimir Millçin Drejtor ekzekutiv I FSHHM-së dhe Biljana Bejkova nga OJQ Infoqendra.

Lajme të ngjashme

Back to top button