Mustafa takon nesër Vuçiqin dhe Gruevskin

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se ai do të marrë pjesë të enjten në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.

Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Forumi Ekonomik do të bashkojë në tryezë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button