Shpallen fituesit e garës “Talentium” (VIDEO)

Të hënën, më 25 maj 2015, në Qendrën Informative Kulturore, në Shkup, u mbajt gara finale e projektit Talentium. Kjo garë shënoi përfundimin e projektit për vitin akademik 2014/2015, të filluar nga dhjetori i vitit të kaluar. Në kuadër të projektit nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës, Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit kishin mundësinë të trajnohen në tre lëmi: Komunikim, Mediume dhe Lidership.

Pas realizimit të garave gjysëm finale në fjalime motivuese dhe minidokumentare nëpër qytetet përkatëse, nga çdo qytet u zgjodhën dy garues për në fjalime motivuese dhe një dokumentarë për finalet në nivel republikan.

Në garën finale morrën pjesë 8 nxënës në fjalime motivuese dhe nga një dokumentar nga çdo qytet. Si në fjalime ashtu edhe në dokumentare nxënësit trajtuan tema në interes të të rinjve përmes të cilëve ata përcollën brengat, porositë si dhe zgjidhjet për problemet me të cilët ata ballafaqohen.

Në aktivitetin në fjalë, fillimisht, pati fjalë përshëndetëse kryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu. Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe koordinatori i këtij projekti, Berat Limani, i cili poashtu tregoi shkurtimisht edhe për rrjedhën e projektit në katër qytetet e vendit, Shkup, Tetovë, Gostivar e Kumanovë, duke i informuar nxënësit se projekti i njëjtë do të realizohet edhe vitin e ardhshëm akademik 2015/2016.

Pas vlerësimit të jurisë në përbërje Docent Mevludin Ibishi ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Leonard Kaja trajnues profesional dhe Berat Limani koordinator i projekti, fituese vendit të parë në fjalime motivuese ishte nxënësja Shukrane Fejzuli – nxënëse e vitit të tretë në Kolexhin Jahja Kemal në Shkup. Në vendin e dytë u rradhit nxënësja Minevere Toçi nga shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup ndërsa vendin e tretë e ndanë nxënësit Rita Behadini nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë dhe Bunjamin Selimi nga Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë.

Në garën e mini dokumentareve vlerësimin e projekteve e bëri juria në përbërje të Fisnik Zeqiri regjisor dhe aktor si dhe aktorja Mirlinda Saiti. Nga rezultatet e juris fitues ishin:

Vendi i pare: “Shoqëria, devijimi im” – i përgatitur nga nxënësit e Kumanovës;

Vendi i dytë: “Zgjidhje apo fat” – nga nxënësit e Tetovës;
Vendi i tretë: “Ftesë për bashkëjetesë” – nga nxënësit e Shkupit dhe
Vendi i katërt: “Drejtësi e vonuar” – dokumentar i përgatitur nga nxënësit e Gostivarit.

Të gjithë nxënësve pjesëmarrës në këtë spektakël garues, Forumi Rinor Islam, iu shpërndau lëvdata, kurse për tre vendet e para u ndanë diploma dhe nga një statuetë me logon e projektit “Talentium”.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni mini dokumentarin fitues:

Lajme të ngjashme

Back to top button