Institucionet heshtin për përfshirjen e agjentëve të Maqedonisë në grupin e armatosur të Kumanovës (VIDEO)

Institucionet maqedonase injorojnë pyetjet dhe heshtin për rastin e Kumanovës, ndërsa në Kosovë u publikua një video e re, ku flitet për lidhjen e agjentit nga Maqedonia me personat e grupit të Kumanovës, shkruan Alsat-M.

Në emisionin “Pa rrotlla” të gazetarit Milaim Zeka, foli Hamdi Ndrecaj i cili pohon se ka qenë dëshmitar i njërit nga takimet në Ferizaj me agjentin nga Maqedonia me iniciale SH.M, bashkë me Muhamed Krasniqin –Malisheva, i cili tashmë është në mesin e të arrestuarve.

“Koha Ditore” në tekstin e vet iu referohet burimeve nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe policisë së atjeshme. Në fakt, një pjesë e grupit të Kumanovës janë ndjekur nga shërbimet e atjeshme për shkak të veprimeve të tyre në territorin e Kosovës. Madje, gazeta ka publikuar edhe detaje konkrete që deri tani nuk janë përgënjeshtruar nga asnjëra palë – se një agjent sekret nga Maqedonia ka pasur takime me disa nga personat e grupit të Kumanovës në Prishtinë dhe Ferizaj. Madje, agjentit ia publikuan edhe inicialet, Sh.M ndërsa në tekst thuhet gjithashtu se është planifikuar një aksion i përbashkët, dhe se personave u është premtuar 2 milion euro. Faktin që institucionet e Kosovës kanë ndjekur udhëheqësit e grupit të armatosur, e konfirmoi edhe prokurori i prokurorisë së posaçme të Kosovës, Ali Rexha. Në intervistë për televizionin shtetëror RTK ai tha se personat nuk janë ndjekur për shkak të ngjarjeve të Kumanovës, por për vepra të tjera të rënda, të ndodhura më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button