Mojsiu në ‘Lagjen e Trimave’, kërkon hetim ndërkombëtarë

Nuk kanë të ndalur vizitat dhe ndihmat nga të gjitha anët e botës për banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Ata u vizituan edhe nga ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu i cili mbeti i befasuar nga pamjet trishtuese të shtëpive të shkatërruara. Ish presidenti Mojsiu tha se aksioni i armatosur ishte i planifikuar për të terrorizuar dhe frikësuar banorët. Ai gjithashtu bëri thirrje për hetime ndërkombëtare ku do të bënte pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

“Kjo vërtet është një diçka, megjithëse erdha këtu unë akoma nuk e kam të qartë si dhe qysh janë vepruar zhvillimet sepse ende nuk ka asgjë të qartë nga shteti maqedonas, nga forcat dhe dikasteret e caktuara të shtetit maqedonas, si ka ndodhur, ç’ka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur, ka vetëm disa njoftime të përgjithshme nga të cilat është e vështirë të nxjerrësh konkluzione. Vërtet duhet një hetim ndërkombëtar, I hollësishëm dhe unë nuk do ta quaja të plot hetimin në qoftë se nuk do të ketë pjesë edhe Republika e Shqipërisë për hetim. Sepse, ju vërtet jeni nënshtetas maqedonas por jeni të kombësisë shqiptare dhe Republika e Shqipërisë e ka për detyre me kushtetutë të interesohet dhe të përgjigjet për njerëzit e kombësisë shqiptare që banojnë në vende të tjera aq më tepër që ju jeni një vend fqinj me Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Alfred Mojsiu, ish president i Shqipërisë./Alsat-M/

____________________________________________

LEXO: Rreth 200 mijë franga ndihmë nga mërgata shqiptare e Zvicrës për kumanovarët e ‘Lagjjes së Trimave’

Lajme të ngjashme

Back to top button