Ivanov nuk tregon nëse dëshiron një mandat të dytë

Nuk jam pesimist as optimist por jam realist lidhur me çështjen e emrit dhe mundësisë për zgjidhje të problemit. Kështu është shprehur Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov duke shtuar se vlerësimet e ndërmjetësit Metju Nimic për bisedimet për emrin, janë përshkrimi më i mirë i situatës ku ndodhet ky proces.

“Që kur jam në këtë funksion nuk kam qenë asnjëherë pesimist, por as optimist. Kam qenë gjithnjë realist. Dhe nëse jemi realistë, e kemi dëgjuar deklaratën e zotit Nimic, i cili është më i mirinformuari në këtë proces. Ndaj, unë nuk kam çfarë të shtoj dhe të heq nga deklaratat e zotit Nimic”, ka deklaruar Ivanov. 

Presidenti Gjorge Ivanov tha sot se nuk e ka dëgjuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga Drejt… “  të ketë thënë se nuk do ta mbështesë nëse kandidohet edhe një herë për postin numër një në shtet, ndaj nuk ka komentuar asgjë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button