Promovohet libri “Mendi Mengjiqi” me autore Lejla Halimi

Në Tetovë është promovuar  libri “Mendi Mengjiqi”,  frymë shqiptare në muzikën e re evropiane”, me autore Lejla Halimi Lumani.

Autorja Lejla Halimi, shprehet se veprat e Mendi Mengjiqi janë vlerësuar me çmime dhe janë interpretuar në shumë vende evropiane.
Libri “Mendi Mengjiqi, frymë shqiptare në muzikën e re evropiane”,  me autore Lejla Halimi, krahas jetës dhe veprës së këtij kompozitori nga Kosova, përmban edhe një intervistë  të autores me këtë kompozitor të njohur jo vetëm në Kosovë por edhe  më gjerë. 

Lejla Halimi Lumani është muzikologe e diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës, në klasën e profesor Fatmir Hysi. Për shkak të suksesit të arritur në kohën e studimeve, ajo është fituese e Medaljes së Artë, të cilën e ndan Presidenti i Republikës së Shqipërisë për studentët.

Për të fituar një përvojë të re në profesionin e saj, në vitin 2010 Lejla H. L. fillon studimet posdiplomike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, Fakulteti i Muzikës – Shkup dhe mbaron në drejtimin muzikologji, nën udhëheqjen e Viktorija Kolarovska-Gmirja. Nga viti 2012 është anëtare e rregullt e Shoqatës së Kompozitorëve të Maqedonisë, ku është e angazhuar me shkrimin e recensioneve mbi aktivitete të ndryshme muzikore që ndodhin në Maqedoni. Është pjesëmarrëse në tribuna të ndryshme muzikologjike në rajon. Në vitin 2012 ka qenë Drejtoreshë Artistike e manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare” dhe në 2013 Drejtoreshë e Jazz Fest Tetova.

Lajme të ngjashme

Back to top button