Ilir Meta e pret Vuçiçin me Isa Boletinin

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka pritur sot në një vizitë zyrtare në mjediset e Kuvendit, kryeministrin e Republikës së Serbisë Aleksander Vuçiç.

Në këtë takim ka qenë “i ftuar” edhe një kosovar, por fakti që Vuçiçi nuk e ka braktisur takimin ndoshta ka ardhur sepse kosovari në fjalë nuk ishte i pranishëm fizikisht, por vetëm në një pikturë.

Në fakt, gjatë shtrëngimit të duarve, pas shpinës se kreut të kuvendidt dhe të kreut të ekzekutivit serb, dallohet qartë heroi kombëtar Isa Boletini, që prin kryengritësit malësorë që luftuan kundër serbo-malazezëve në vitin 1910 dhe në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button