Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj disa objektivave në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Avionët luftarakë izraelitë, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa në jug të Izraelit, kanë kryer një seri të sulmeve ajrore ndaj fortesave terroriste në Gaza. Hamasi është përgjegjës për të gjitha sulmet në territorin e Izraelit”, theksohet në komunikatën e ushtrisë izraelite.

Në të njëjtën kohë, Radio e Ushtrisë izraelite ka njoftuar se Forcat Ajrore izraelite kanë kryer sulme në katër pika në Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yalon ka deklaruar se Izraeli gjithmonë do t’u përgjigjet sulmeve dhe porositi Hamasit që mos të “testojë” atë qëndrim izraelitë.

Dje nga ushtria izraelite është bërë e ditur se nga Gaza janë kryer sulmet me raketa në jug të Izraelit dhe se për arsye të sigurisë është pezulluar mësimi në shkollat në qytetin Ashdod.

Lajme të ngjashme

Back to top button