Vuçiq e Vulin thirrje serbëve: “Ta kthejmë Kosovën nën Serbi”

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb pa portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin kanë nisur vizitën e tyre në Kosovë.

Ata kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar ku janë pritur nga shefi i Zyrës serbe në Kosovë, Dejan Paviçeviq.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vulin, tashmë kanë mbajtur fjalime në Graçanicë, prej nga iu bënë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën serbe, për siç ka thënë “për tta kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotës të Serbisë”.

“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë e përkrahi. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiq, raportojnë mediat. Fjalim para rreth 600 serbëve në Graçanicë ka mbajtur edhe kandidati i listës serbe për kryetar të Leposaviqit, i cili ishte më i ashpër në deklaratat e tij drejtuar masës.

Lajme të ngjashme

Back to top button