Samsung prezanton versionin e limituar Galaxy S6 Edge Iron Man frymëzuar filmi Avengers

Samsung duket se ka devijuar pak nga dizajnet që përdor në smartfonat e tij, nga ngjyra gri dhe e zezë, me prezantimin e versionin të limituar të Galaxy S6 Edge Iron Man në ngjyrë të kuqe. I lançuar me rastin e botimit të “Avengers: Age of Ultron”, dizajni i edicionit të limituar Galaxy S6 Edge Iron Man është frymëzuar nga kostumi dhe armatura e Tony Stark, aktorit që luan rolin e Iron Man. S6 Edge Iron Man vjen me një trup metalik ngjyrë të kuqe i kombinuar me ngjyrën e florinjtë rreth butonave dhe kamerës.
Në pjesën e pasme të smartfonit, është vendosur maska e Iron Man, ndërkohë që imazhet e shfaqura tregojnë se Samsung ka ndërtuar dhe një ndërfaqe përdoruesi të frymëzuar nga Iron Man. Prodhuesi korean i pajisjeve zbuloi se Galaxy S6 Edge i ri do të debutojë së shpejti, me anë të një postimi në Twitter. S6 Edge Iron Man ka 64GB hapsirë memorie dhe ofron gjithashtu mbështetje për karikim me anë të wirelesit.