Veseli: Dënimi i Grupit Drenica – ndjenjë e rëndë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është prononcuar për Gazetën Express, pas një takimi që kishte në Grupin Parlamentar, lidhur me dënimin prej mbi 50 vjet të Grupit Drenica.

Pas një takimi në kuadër të Grupit Parlamentar, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është prononcuar në një pyetje nga Gazeta Express lidhur me dënimin që sot iu shqiptua të akuzuarve të të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”.

Veseli tha se “është një ndjenjë e rëndë për të gjithë ish ushtarët e UÇK-së, për ne si bashkëluftëtarë të tyre dhe sidomos për familjet e tyre”.

Veseli më tutje shtoj se “ne gjithnjë besojmë në drejtësinë, por edhe në pastërtinë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, dhe mbesim të bindur se proceset e drejtësisë, deri në përfundimet e tyre, do ta vërtetojnë këtë pastërti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button