Procedurat për ndërtim, prej sot, me anë elektronike

Prej sot me anë elektronike do të kryhen të gjitha procedurat administrative të parapara në Ligjin për ndërtim.

Kjo do të thotë se, prej tani, përveç lejes për ndërtim, me anë elektronike do të zbatohet edhe procerdurat për miratim të projektit të ardhshëm, ndryshim gjatë ndërtimit, ndryshim të investuesit, dhënie e pëlqimit për punë përgatitore, riokonstruim, adaptim dhe ridedikim të objektit.

Parashtrimi i kërkesave do të kryhet përmes sistemit informativ “e-pëlqim për ndërtim” të Bashkësisë së Njësive të vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).

” Sistemi është i thjeshtë, lëvizja e lëndës mund të ndiqet përmes SMS-së dhe dokumentacioni i plotë parashtrohet në formë elektronike”, sqaroi minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Janakieski theksoi se të gjitha procedurat e filluara deri sot, do të përfundohen në pajtim me procedurën e cila është e filluar, ndërkaq nëse persona të caktuar nuk dinë se si duhet të parashtrojnë kërkesë të veçantë, ajo në emër të tyrin do të mund ta bëjë ndërmarrja e autorizusr e cila ua përpilon projektin.

Prej 1 qershorit të këtij viti deri më tani në mënyrë elektronike jepeshin vetëm lejet për ndërtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button