Ziadin Sela ka prishur sot koalicionin lokal me VMRO-në

Kreu i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka prishur sot koalicionin lokal në Këshillin e Strugës me VMRO-DPMNE-në.

Siç mëson Vatra, arsyeja e prishjes së këtij koalicioni, ka qënë një pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Këshillit, ku ky organ do të duhej të votonte ndarje të mjeteve nga Buxheti i Komunës për ndihmë të qytetarëve të Lagjes së Trimave në Kumanovë. VMRO-ja nuk ka pranuar këtë gjë pasi ka dashur që në paketë të futen edhe familjet e policëve të vrarë dhe të lënduar nga aksioni i Kumanovës. Kjo gjë nuk u pranua nga ana e këshilltarëve të Lëvizjes për Reforma në PDSH, pasi sipas tyre policët tashmë janë shpërblyer nga ana e qeverisë, madje me shumë të mëdha të hollash, përkundër familjeve shqiptare që mbetën pa shtëpi, e për të cilat shteti ka ndarë vetëm nga 100 mijë denarë. Kjo ka qënë shkaku që Lëvizja e Selës të prishë koalicionin lokal në Këshillin e Strugës.

Këtë vendim e kanë sqaruar Abdulla Qazimoski, kryetar i Këshillit dhe Syrja Rashiti, kryetar i degës së Lëvizjes për Reforma në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button