fbpx

Zaev u takua me ish ­euro-ambasadorin Fuere

­ Kryetari i LSDM­së, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska sot u takuan me ish­ambasadorin e BE­së në Republikën e Maqedonisë, Ervan Fuere.

Në takim, siç kumtuan nga partia, janë këmbyer mendime për gjendjen aktuale në vend dhe për mundësitë për gjetjen e zgjidhjes nga kriza e thellë politike. Zaev e ka njoftuar ish­ambasadorin Fuere për procesin e bisedave të cilat udhëhiqen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjen për të filluar negociata politike në interes të Republikës së Maqedonisë. “Dorëheqje dhe formimi i qeverisë kalimtare është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike”, ka potencuar lideri i LSDM­së. Kjo qeveri, siç ka theksuar Zaev, do të ketë për qëllim t’ua kthejë shtetin qytetarëve përmes demokratizimit, lirimit të institucioneve dhe sigurimit të kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike…

Zaev dhe Fuere janë pajtuar se “kthimi i lirisë dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë do ta hapë mundësinë për kthimin e vlerave evropiane dhe perspektivës evropiane të vendit”, kumtoi LSDM­ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button