Protesta në Bërvenicë, banorët kërkojnë rregullimin e rrugëve

Banorët e fshatit Bërvenicë nga Tetova protestuan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore.

Rruga që shpije deri në fshat nuk është e shënuar me vendkalimin e këmbësorëve, ndërsa nuk ka as trotuar. 

Këmbësorët lëvizin përgjatë rrugës, ndërsa shoferët vozisin me shpejtësi të madhe dhe shpesh ndodhin edhe aksidente.

Aksidenti i fundit ishte me dy vajzat dhe gjyshen e tyre ku vozitësi përplasi tre këmbësorët duke kaluar rrugën.

Banorët e Bërvenicës kërkuan që institucionet kompetente të përgjigjen në kërkesat e tyre dhe të përmirësohet infrastruktura rrugore duke vendosur policë të shtrirë, të rregullojnë trotuare dhe ngjashëm.

Në të kundërtën ata thanë se do të dalin për cdo ditë dhe do të bllokojnë rrugët në shenjë proteste.

Lajme të ngjashme

Back to top button