Prej orës 10 deri në ora 12 në ndërprerje qarkullimi në rrugën Shkup – Veles

Për shkak të minimit sot  prej orës 10:00 deri në ora 12:00 në ndërprerje do të jetë aksi rrugor – Shkup – Veles, në kilometrin e 52-të deri në kilometrin e 53-të (prapa manastireve).  informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër disa rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button