fbpx

Avokati nga Kenia i ofron 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi për dorën e vajzës e Obamës

Një avokati nga Kenia i ka rënë në kokë presidentit amerikan Barak Obama për vajzën e tij, Maila.

Por kjo nuk është asgjë.

Avokati për t’i marrë dorën e vajzës Obamës, ofron jo pak, por plot 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi, për të bërë nuse 16 vjeçaren Malia shkruan gazeta keniane ”The Nairobian”.

“Jam i interesuar për këtë gjë që nga viti 2008. Të them të vërtetën, që nga ajo kohë nuk kam dalë me asnjërën dhe premtoj të jem besnik”, tha avokati i ri, Felix Kiprono në një intervistë për këtë gazetë.

Felix Kiprono shpreson që Obama ta marrë vajzën e tij gjatë vizitës që do të zhvillojë korrikun e ardhshëm në Kenia, vendlindja e babait të presidentit, në ndërkohë që gjyshja e tij jeton ende në Kogelo, në Kenian Perëndimore.

“Njerëzit mendojnë se unë jam i interesuar për paratë e familjes Obama, por ky nuk është rasti. Dashuria ime është e sinqertë”, thotë Kiprono.

Ai shton se do të bëjë një jetë të thjeshtë nëse martohet me Malian. ”Unë do t’i mësoj asaj si të mjelë lopën dhe të gatuajë gjëra të ndryshme, si të gjitha gratë e Kenias”, përfundon avokati i ri.

Ndoshta Obama duhet ta marrë seriozisht këtë ofertë që i vjen nga vendi i orgjinës së tij.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. nje femije ka endrat e veta .prindri kujdeset per femijen por nuk me perlqen menyra se si avokati ka folur obama nuk ka nevoje per gje por une mendoj se vajza e ka vet jeten e saj ne dore dhe ajo di cben .nje presiden si obama di ti pergjigjet ktij avokati vajza eshte akoma adolishente dhe ajo di ta zhgjedhe vet rrugen e saj dhe kur te arije moshen duke e konsultuar me familjen vendos vet per fatin e saj.me respekt klaudio himolli.

Back to top button