Ambasadori rus: Kumanova skenar i ngjashëm me Ukrainën

Ambasadori rus në Maqedoni vlerëson se në vend ka tentime për destabilizim nëpërmjet të ashtuquajturve revolucione. Sipas tij, pushteti aktual në Maqedoni është e zgjedhur nga qytetarët në zgjedhje dhe të gjithë duhet ta respektojnë atë fakt, transmeton Alsat-M.

Maqedonia nuk gjendet, siç tha z. Xhon Keri, në linjën e zjarrit mes Lindjes dhe Perëndimit ose në linjën e zjarrit mes Rusisë dhe SHBA-ve. Ne plotësisht e hedhim poshtë këtë logjikë konfrontimi. Përpjekjet jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera për t’u realizuar skenarë të ndryshëm të ashtuquajtura “Revolucione të portokallta”, kjo është e qartë. Si mbikëqyrës objektiv të situatës, nuk mund e të mos vërejmë se këtu po përdoren të njëjtët skenarë që u përdorën edhe në Gjeorgji, Kirgizi dhe në Ukrainë”, deklaroi ambasadori rus.

Lajme të ngjashme

Back to top button