Hamdi Salihi rinovon për 2 vite me Hapoel Haifan?

Pak ditë më parë u bë fakt i kryer largimi i tij nga Hapoel Haifa por mesa duket e ardhmja e Hamdi Salihit do të vazhdojë të jetë te skuadra nga qyteti i Haifas.

Një lajm të tillë e bëri të ditur portali izraelit Sport5.co.il i cili nënvizon faktin se presidenti i Hapoel Haifas, Yoav Katz i ka ofruar një kontratë të re 2-vjecare, Salihit që sipas të gjitha gjasave sulmuesi shqiptar nuk do të hezitojë ta firmosë.

Këtë të Martë klubi izraelit zyrtarizoi rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me trajnerin Tal Banin dhe kërkesa e parë që u ka bërë ky i fundit drejtuesve është të mbajnë në skuadër Salihin.

Bomberi shkodran i cili u transferua te Hapoel Haifa në muajin Janar të këtij viti në 10 ndeshje me këtë skuadër realizoi 4 gola shumë të rëndësishëm që i mundësuan Hapoel Haifas qëndrimin në elitën e futbollit izraelit edhe për një tjetër sezon.

Nga marrëveshja e re 31-vjecari pritet të përfitojë një pagë më të lartë. Edhe pse bëri të ditur përfundimin e kontratës me Hapoel Haifan disa ditë më parë Hamdi Salihi theksoi se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë në kampionatin izraelit por sipas asaj që raporton Sport5.co.il me shumë mundësi ish sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës nuk pritet të ndërrojë skuadër duke vijuar aventurën e tij me Hapoel Haifan.

Në 1 sezon e gjysmë në Premier Leaugen izraelite fillimisht me Hapoel Acren dhe më pas me Hapoel Haifan Hamdi Salihi ka realizuar gjithsej 19 gola duke rezultuar një nga sulmuesit më efikasë të kampionatit./Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button