Vizita e Vuçiq në Shqipëri, Tirana nën masa të forta sigurie, bllokohen disa rrugë

Vizita e Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë pritet të shoqërohet me masa te forta sigurie. Burime nga policia thonë se masat pritet të jenë të ngjashme me ato që shoqëruan vizitën e kryeministrit Ramës në Beograd në muajin nëntor të vitit të kaluar apo dhe me masat që u morën për vizitën e papa Françeskut shtatorin e vitit të kaluar. 
Vuçiç mbërrin në Rinas ne 11:30 dhe do të akomodohet në hotel Sheraton. Siguria e tij do të jetë përgjegjësi e Gardës së Republikës. A1 Report mëson se Vuçiç do të lëvizë në Tirane me makinë të blinduar.Një helikopter i Policisë së Shtetit do të monitorojë nga ajri të gjitha lëvizjet në kryeqytet. Të angazhuar në terren do të jenë edhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Ndërsa këtë të martë, një ditë para ardhjes së Vuçiç kanë mbërritur pjesëtarët e grupit të shoqërimit të Gardës Serbe. Mësohet se janë 10 efektivë dhe drejtues nga garda serbe që kanë mbërritur në Tiranë. Ndërsa Policia e Shtetit do të ketë patrulla gjatë rrugëve kryesore.

Po sipas burimeve koordinimi i grupeve shqiptare e serbe është bërë nga zv/ambasadori serb në Tiranë, Jugosllav Xhorxheviç.

Rreth 380 efektivë të Gardës janë në gadishmëri gjatë vizitës dyditore të Vuçiç në datat 27 dhe 28 Maj, e para e një kryeministri serb në vendin tonë.

Gjatë mesnatës do të ndalohet parkimi në akset kryesore ndërsa paraditen e së mërkures do të ndalohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, Rruga e Rinasit. Gjithashtu rreth orës 10:00 të së mërkurës do të jenë të bllokuara rrethrrotullimi tek Sheshi Shqiponja dhe Unaza e Re deri tek Pallati me Shigjeta. Po kështu bulevardi, rruga e Elbasanit, Vasil Shanto, e nyje kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara të mërkurën, si pjesë e masave të sigurisë për kryeministrin serb Vuçiç.

Ja axhenda e Vucic ne Tirane
Vizita e kryeministrit Serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, pritet të nisë gjatë të mërkurës paradite rreth orës 11:00, kur ai pritet të mbërrijë në Rinas. Më pas eskorta e tij, pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave në orën 11:30. Këtu pritet të mbahet edhe ceremonia e mirëseardhjes, nga ora 11:35 deri në orën 11:45.

Nga ora 11:50 deri në orën 12:45, pritet të mbahet, edhe takimi dypalësh mes dy kryeministrave, ku pritet të diskutohen edhe çështjet mes tyre. Takimi është parashikuar të mbahet në bibliotekën e pallatit të brigadave. Të dy kryeministrat pritet të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp, nga ora 12:50 deri në orën 13:20.

Më pas në takim për rreth 40 minuta, nga ora 15:00 deri në 15:40, kreu i qeverisë serbe, pritet të jetë në një takim me kreun e parlamentit Ilir Meta.

Me Presidentin e vendit, Bujar Nishani, kryeministri Serb Vuçiç, pritet të ketë një takim në orën 15:50 dhe që pritet të zgjasë deri në 16.30. Në xhendën e kryeministrit serb është parashikuar edhe një takim në orën 16:40- 17:15 me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha.

Kjo është axhenda zyrtare ndërsa në mbrëmje, Vuçiç, pritet të ketë një darkë me kryeministrin Rama.

Axhenda
Ora 11.30 ​Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave

Ora 11.35 – 11.45 ​Ceremonia e mirëseardhjes ​(Përpara Pallatit të Brigadave ​

Ora 11.50- 12.45​ Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat

Vendi: Biblioteka – Pallati i Brigadave​

Ora 12.50-13.20 ​Konferencë e përbashkët për shtyp

Ora 15.00 – 15.40 ​Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta

Ora 15.50 -16.30 ​Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani ​

Ora 16.40-17.15 ​Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë për bllokimin e rrugëve:
Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-28.Maj do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59  datës  26 Maj  në akset rrugore si më poshtë:

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”
Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve  në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”

Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.

Ndalohet qarkullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 1040 deri në përfundim të aktivitetit.

Njoftimi zyrtar i Policisee se Durresit per bllokimin e rrugëve:
Me rastin e vizitës në vendin tonë të Delegacionit të Republikës së Serbisë, i kryesuar nga Kryeministri Z. Aleksander Vuçiç, më datë 27.05.2015, Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës ,ju bëjmë me dije se:

Duke filluar nga ora 19:00 – 22:30. do të bllokohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe Autostradën  Maminas-Ura Dajlanit”.

Gjithashtu ,nuk do të lejohet pushimi dhe qëndrimi  i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit-Plepa”  si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë,

Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin gjatë orës 19; 00 deri 23 ;00 në këto akse rrugore./ Shqiptarja.com

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=0XdfsOj2uVs

Lajme të ngjashme

Back to top button