Telefoni Nokia i shpëton jetën një të riu në Kinë

Qarkullojnë shumë ‘përralla’ se si smartfonët Nokia kanë mundur të shpëtojnë një jetë. Rasti i fundit vjen nga Kina, ku një djalë ja doli të mbijetonte nga shembja e një muri mbi të, duke përdorur Lumia 920. Fatlumi Geng Ming shpjegoi se ai vendosi mbi kokë telefonin Windows Phone kur vuri re se muri ishte duke u shembur mbi të. Në këtë mënyrë ai zbuti goditjet që mori në kokë, të cilat pa telefonin mund të ishin vdekjeprurëse.

Microsoft China u siguria të zëvëndësonte telefonin e tij të dëmtuar me një model të ri, Lumia 640 XL. Për të qënë të sinqertë nuk është më një sekret që Microsoft është duke u fokusuar tek smartfonët e nivelit të mesëm por pse Microsoft e zëvëndësoi telefonin Lumia 920 të Ming me një model më të ri por më të lirë? A e bëri kjo gjë kompaninë të dukej keq para Ming dhe përdoruesve? (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button