Vorbulla ngre kështjellën e gomës 15 metra ne ajër, lëndohen fëmijët brenda (Video)

Një atraksion i Ditës Memoriale në Fort Launderdale Beach Park në Floridë shkoi tmerrësisht keq kur papritmas një vorbull uji e shkuli dhe e përmbysi një kështjellë gome, duke i lënduar fëmijët që ishin brenda, para se ta ngrejë atë 15 metra në ajër.

Në videon e postuar në YouTube shihet se si kështjella e gomës fluturon mbi palmat, një vend parkimi, dhe 4 korsa rrugore.

“S’kishte asnjë shenjë se formohej një vorbull uji,” tha kapiteni i policisë së Fort Lauderdale, DeAnna Greenlaw. “Ishte i shpejtë dhe i tërbuar.” Fëmijët ishin hedhur nga kështjella para se të ajo fluturojë mbi drurët, tha policia.

“Ata menjëherë u rrëzuan nga kështjella në rërë,” tha zëdhënësi i Policisë së Fort Launderdale, Keven Dupree.

Sidoqoftë, tre fëmijë që ishin brenda kështjellës u lënduan dhe duhej të transportohen në qendër mjekësore. Të gjithë fëmijët ishin nën 8-vjeç, dhe njëri prej tyre do të mbahet gjatë natës. Dy të tjerët pësuan fraktura dhe lëndime të lehta, por tashmë janë lëshuar pasi që janë trajtuar.

“Vorbulla u formua shumë afër bregut dhe u zhvendos në plazh, ku u shpërnda gjithandej,” tha Jeral Estupian, një meteorolog në Shërbimin Kombëtar të Motit në Miami.

Kështjella e gomës ishte e montuar në një fushë basketbolli si pjesë e atraksionit të Ditës Memoriale. Vorbulla e ujit po ashtu e këputi një shtyllë betoni në fushën e basketbollit. Kështjella nuk ka goditur asnjë veturë ose këmbësor, dhe nuk ka pasur të lënduar të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button