Austri, sigurimi aeroportit të Vjenës merrej me kontrabandë refugjatësh

Stafi i sigurisë në aeroportin e Vjenës është përfshirë në një skandal kontrabande  të refugjatëve, kryesisht nga Sri Lanka.

Policia po heton 13 anëtar të stafit të sigurisë që vepronin në aeroportin e Vjenës, pasi ata dyshohet se keqpërdorën aksesin e tyre në sistemet e sigurisë. Një burrë nga Polonia dhe një tjetër nga Sri Lanka janë vendosur në paraburgim, në pritje të një hetimi.

Firma britanike e sigurisë G4S tha se një prej stafit të tij ishte nën dyshim për rastin dhe ishte shkarkuar. Kompania është duke punuar ngushtë me autoritetet, ajo kompania në një deklaratë.
Anëtarët e sigurisë kishin marrë mes 7,000 dhe 9,000 euro për person, tha një zëdhënës i autoriteteve të aeroportit.

Skema e trafikimit, e cila përfshinte përdorimin e biletave të fluturimit të lëshuara për miqtë dhe të njohurit, u zbulua pasi të dyshuarit u përpoqën për të rekrutuar një bashkëpunëtor të ri. Ky person pastaj kishte kontaktuar policinë, tha zëdhënësi.

Trafikimi i njerëzve dënohet deri me 10 vjet burg në Austri.

Kompania G4S, e cila kryen punë në aspektin e siguri, ka pasur kritika për një numër të kontratave të saj, duke përfshirë punën e e dobët në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012. /Mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button