“Bomba” e radhës e LSDM-së “shpërthen” para Qeverisë

‘Bomba’ e radhës e LSDM-së, do të publikohet përpara Qeverisë, u bë e ditur pas takimit të liderëve e cila mbaroi kohë më parë.

Sipas burimeve të LSDM-së, pas pauzës do të fillojë publikimi i materialeve nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i premtoi opinionit se do t’i publikoj të gjitha audio-materialet me të cilat disponon.

Si pjesë e bisedave që pritet të publikohen janë mbyllja e televizionit A1, rasti “Monstra”, por edhe aksionet policore “Spiuni” dhe “Detonator”.

Zaev ka deklaruar se përpara fillimit të publikimit janë përgatitur 102 pako, me fakte për korrupsion dhe kriminal ndërsa përpara protestës së 17 majit janë publikuar 33.

Lajme të ngjashme

Back to top button