Këshilli i etikës në mediat e Maqedonisë nesër mban Kuvendin vjetor

Kuvendi vjetor i Këshillit të etikës në mediat e Maqedonisë (KEMM) do të mbahet nesër më 27 maj me fillim në ora 11 në Hotelin Kvins në QT “Zebra” në Shkup.

KEMM është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e bazuar në parimin e vullnetit të lirë, që bashkon anëtarët e tij për të realizuar qëllimet dhe aktivitetet e përcaktuara me këtë Statut.

Veprimtarinë e tij, Këshilli e bazon në parimet e të qenit të hapur dhe transparent dhe lirshëm promovon qëndrimet dhe opinionet, nxit iniciativa dhe merr pjesë në ndërtimin dhe përmirësimin, mbrojtjen dhe avancimin e standardeve profesionale dhe të etikës në media në Republikën e Maqedonisë.

Këshilli është organ për vetë-rregullimin e mediave nëpërmjet zbatimit të sanksioneve morale kundrejt atyre që nuk respektojnë standardet profesionale dhe Kodeksin e gazetarëve. Në të anëtare është edhe Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button