fbpx

Recension: Pasardhësi i Mijallkovit do të zgjidhet të martën

Ky tekst shumë i ngjan thënies popullore “Lavdërom gojë…”. Me të vërtetë, aq shumë komplimente në një vend, sa që të shkon mendja mos bëhet fjalë eventualisht për ndonjë autoportret mediatik. Sikur kemi të bëjmë me njeri të përkryer, pa të meta, e jo me një politikan maqedonas, prej gjaku e mishi. Fotografia që na ofrohet për këtë person është aq e bukur sa që thua mos bëhet fjalë për “Mona Lizën” e Maqedonisë.

кккккккккккккLinku deri te artikulli origjinal: Pasardhësi i Mijallkovit do të zgjidhet të martën

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2015, 14:42

Data e recensionit: 24.05.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Nëse lexohet vetëm pjesa e parë e tekstit, atëherë probleme nuk ka. Përpunohet një temë e rëndësishme – kush do të jetë drejtori i ri i policisë sekrete pas dorëheqjes së “kushëririt fuqiplotë”. Ka lajm, një të re.  Media, nga burime të saj, kupton se së shpejti do të dihet njeriu që do të ulet në fotelen me përgjegjësi, pa e precizuar se kush mund të jetë zgjidhja. Ajo që është jashtë kornizës profesionale është segmenti i dytë i artikullit, ku kemi lavdërime, lavdërime, lavdërime dhe përsëri lavdërime, lavdërime… Është krejtësisht i paqartë tranzicioni ndërmjet dy pjesëve të tekstit. Vini re, në këtë pjesë të tekstit bëhet fjalë për konstatimin e dorëheqjes së ofruar dhe për zgjedhjen e funksionarit të ri, e që në pjesën e dytë loja të zhvendoset në “nivel partiak” dhe në “kapacitetet e ish-shefit të DSK-së” në kuptim të “njeriut të terrenit” të VMRO-DPMNE-së.

Sipas njëfarë logjike, e poashtu edhe standardeve, gazetareske, fokusi para së gjithash do të duhej të mbetej, para së gjithash, në shërbimin shtetëror dhe në arritjet, mirëpo, gjithsesi, edhe në dështimet e njeriut të parë të këtij shërbimi gjatë periudhës së kaluar, për të cilat edhe supozohet se çuan në rënien e tij – proces ky në të cilin një rol të rëndësishëm luajti edhe bashkësia ndërkombëtare. Domethënë, nuk mund të radhiten vetëm komplimente për aftësitë e tija si lojtar partiak dhe çka rëndësie do të ketë përkushtimi i tij vetëm për VMRO-DPMNE-në, dhe me këtë rast, me asnjë fjali të mos përfshihet “sundimi” nëntëvjeçar i këtij njeriu me DSK-në, e cila gjatë mandatit të tij e fitoi imixhin e “shtetit në shtet”.

Mirë është që na tregohet se “Мujallkovi qenka motivues i shkëlqyeshëm dhe punëtor i fuqishëm në terren”, mirëpo asgjë për atë se cilat kanë qenë performansat e tij në njërin nga funksionet më me përgjegjësi në vend, që paguhet nga të gjithë ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë! Si mund që opinionit t’i thuhet se „me dorëheqjen e tij dukshëm u forcuan radhët partiake në VMRO-DPMNE”, e të mos potencohet fakti se zëri i tij, dikush do të thotë i prerë, i ngjitur, i montuar, dëgjohet në një sërë bisedash, ku flitet për gjithçka, e jo për veprime ligjore që janë në përputhje me pozitën që e kishte. E nuk është keq të përmendet se në pako me dorëheqjen e tij pati edhe dorëheqje të dy ministrave, poashtu, të kapur rëndë në bisedat e zbardhura telefonike. Si ka mundësi që ky tekst t’u tregojë lexuesve se ka ndryshime në maje të sistemit të sigurisë, se do të ketë drejtori të ri të DSK-së, e jo edhe pse ka ndodhur kjo gjë. Është e papranueshme nga këndvështrimi gazetaresk. Më së paku, selektivitet deri në maksimum, që qartazi çon në anshmëri të fuqishme. Kjo temë “vajton” për një analizë serioze gazetareske, e jo për dhënie të komplimenteve të tepruara për të fuqishmin në hije.

Prandaj, mund të thuhet se ky është shembul i gazetarisë “fallxhoere”, e jo asaj reale.

Lajme të ngjashme

Back to top button