Fizikisht është sulmuar një maturant në Shkup

Disa persona mbrëmë rreth orës 22:30 në bulevardin “Aleksandar Makedonski” para hotelit “Kontinental” në Shkup fizikisht e kanë sulmuar maturantin A.U.(19) dhe M.A.(22).

Ashtu siç kumtoi policia, arsyeja e sulmit fizik është për shkak të paraqitjes së flamurit të Maqedonisë në korridorin e hotelit. M.A. është goditur me grusht, përderisa A.U. është goditur me shishe në pjesën e kokës. Pastaj rreth orës 02:15 ka ardhur T.A. (41) – prindi i maturantit që t’i marrë fëmijët pas festimit.

Sipas denoncimit, derisa kanë lëvizur me automjetin “fiat punto” në bul. “Nikolla Karev” janë ndjekur nga automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit.

Në afërsi të kazermës “Ilinden” automjetit “fiat punto” i është penguar rruga nga automjeti “Audi” me targa të Shkupit, nga i cili kanë dalë disa persona duke u kërcënuar me armë, kanë filluar me goditje ndaj automobilit. A.U., D.A. dhe D.N. të cilët kanë qenë në automobilin “fiat punto” kanë lëndime trupore.

Në stacionin policor Kisella Vodë, në prani të prindërit, është arrestuar një person i cili është mbajtur në procedurë të mëtutjeshme. SPB-Shkup ka ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button